Nga Shqipëria / E Hënë 22 Janar 2018, 12:12

Faton Shoshi lë pas krahëve Era Istrefin, menaxheri shihet përkrahë modeles së njohur shqiptare

Eventi 'Oda' që mblodhi së bashku disa nga personazhet më të rëndësishëm të vendit u bë një nga lajmet më të përfolura ditët e fundit dhe kjo për pjesëmarrjen e madhe të disa nga emrave më të njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë.

Njëri prej tyre ishte edhe menaxheri Faton Shoshi, i cili kohët e fundit ka qenë shumë i përfolur për shkak të ndarje së tij nga këngëtarja Era Istrefi. Por Fatoni në atë mbrëmje ranë sy për afrimitetin që kishte me një nga modelet më të njohura të moment Oriola Marashin.

Dyshja u pa shumë pran njëri-tjetrit dhe në një moment janë fotografuar teksa po përqafoheshin dhe Fatoni kishte mbështetur kokën tek balli i Oriolës, si për ta puthur ose për ti treguar dicka.

Duke pasur parasysh se edhe Oriola Marashi po i futet  tregut të muzikës  dhe së shpejti do të sjell edhe këngën  e saj të parë me labelin OTR, mbase të dy po fillojnë bisedimet për ndonjë projekt të mundshëm.