Teksa kanë qenë duke darkuar në oborr, Kristi është shprehur para banorëve të tjerë se Luizi nuk e meriton të fitojë, madje do të ishte një dështim.
“Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shapllet fitues”, u shpreh Kristi.

I pyetur ngs Qetsori se kë banor sheh si shembullin ideal për ta fituar këtë edicion, Kristi e kishte një emër.
“Jori. Ajo është ndryshe. Ajo nuk e do me patjetër fitoren”.

Ndërkohë Luizi ishte prezent gjatë gjithë këtij diskutimi, por zgjodhi që thjesht të buzëqeshte teksa i dëgjonte.

