Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Mars 2023, 16:04

E emocionuar, aktorja e njohur ndan lajmin se është në pritje të fëmijës së parë

Aktorja e njohur Lindsay Lohan dhe partneri i saj Bader Shammas do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë aktorja 36-vjeçare. 

”Ne jemi të bekuar dhe të emocionuar”, ka shkruar Lohan në Instagram krah një veshje të bebit.

Lindsay dhe Bader u martuan vitin e kaluar. Ata filluan të takoheshin pak para se pandemia të mbyllte botën, dhe në nëntor të 2021 Lindsay njoftoi fejesën e tyre.

Bader Shammas është një financier dhe aktualisht punon si Asistent Zëvendës President në firmën bankare Credit Suisse. Ai ka punuar më parë si bashkëpunëtor me BNP Paribas Wealth Management.