Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP” u bashkuan dhe dy konkurrentë të rinj, Gerti Hoxha dhe Lorenc Hasrama. Ky i fundit thuhet se është dhe ish i dashuri i një prej banoreve të shtëpisë.

Bëhet fjalë për Keisi Medinin, me të cilën këngëtari ka pasur një romancë disa kohë më parë.

Në momentin e transmetimit të klipit të tij, kamera fokusoi disa herë Keisin për të treguar reagimin e saj.

