Grimieri personal i Kim Kardashian, Mario Dedinanovic, i cili është me origjinë shqiptare, prej kohësh ka lajmëruar se do të vizitojë Shqipërinë për të marrë pjesë në evenimentin e njohur ‘Oda’ dhe ka qenë në vëmendje të mediave për këtë gjë.

Ai ka lajmëruar para pak orësh se më në fund ndodhet në Tiranë dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet disa fotove që ka shpërndarë. Në fillim ai ka nxjerr foto nga ‘Sheshi Shqiponja’ dhe më pas nga dhoma e hotelit, ku po qëndron që duket pamje nga Tirana.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një video, ku Mario ka qenë i pranishëm në Pallatin e Kongreseve. Në video ai ka shkruar në gjuhën shqipe: “ Një surprizë e mundshme për popullin tim”
Çfarë po përgatit vallë Mario për shqiptarët? Na mbetet të shohim në ditët në vazhdim.





