Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Janar 2018, 18:06

Rrëfehet Andresa: Ja çfarë më pëlqen tek shqiptarët dhe çfarë urrej më shumë

Andresa Ambrosio u bë  një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes së saj në ‘E diela shqiptare’, ku së bashku me Arditin për më shumë se 10 vjet prezantojnë Telebingon Shqiptare.

Ajo shpesh herë e ka treguar respektin dhe dashurin e madhe që ka për shqiptarët, por në intervistën e fundit ajo ka rrëfyer se çfarë  pëlqen dhe çfarë jo nga Shqipëria.

Andresa ka qenë në një intervistë për gazetën ‘Paloma’ ku ka treguar se në Shqipëri i pëlqen sigurina që ndiejnë femrat dhe fëmijët kur dalin të vetëm, vlerat e familjes dhe cilësia e ushqimit.

Gjithashtu gjëja që nuk pëlqen tek shqiptarët është fakti se ata nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se së shpejti po mendon ti përkushtohet edhe profesionit të saj real fizioterapisë, që sipas saj në Shqipëri nuk vlerësohet aq sa duhet dhe ka një rrogë shumë të ulët.