Vitet kanë kaluar shpejt dhe sot e vogla e shtëpisë së Ermalit dhe Amit, Sia mbush 5 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, Ermali i ka kushtuar Sias një dedikim me fjalë që çdo prind i kupton më së miri. Ermali i shkruan Sias se do të jetë gjithmonë aty për të dhe se do ta dojë deri në fund të jetës.
“Vajzës sime, asnjëherë mos harro që të dua. Shpresoj që ti të besosh te vetja aq shumë sa unë besoj tek ty. Kur jeta do përpiqet të të uli poshtë, unë do jem gjithmonë aty. Nuk të premtoj që do jem këtu deri në fund të jetës tënde, por të premtoj se do të të dua shumë deri në fund të jetës time”, ka shkruar Ermali krah një videoje të Sias.
