Nga Shqipëria / E Hënë 13 Mars 2023, 14:02

Banorja e BBV bën premtimin e madh: Nëse e fitoj, do ju çoj të gjithëve me pushime

Finalistja e "Big Brother VIP Kosova", Xhuli Nura premton një udhëtim falas për të gjithë banorët nëse fiton. Ajo theksoi se do t’i dërgojë të gjithë banorët në pushime falas, pra 25 banorë.

“200 mijë është e gjitha, 40 mijë për finalistët, 150 mijë shkojnë direkt për shoqatën e grave dhe 10 mijë të tjera do t’iu dërgoj në pushime falas në Turqi një javë”, u shpreh ajo.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova. Tashmë si finalistë janë pesë banorë: Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Arkimed Lushaj – Stresi, Artan Thaçi si dhe Mbresa Hajrullahu.

Pritet të shihet në vazhdim se kush do të arrijë ta rrëmbejë çmimin e madh.