Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Janar 2018, 18:06

Në muajin e fundit të shtatzënisë, ja çfarë bën Zaimina ndryshe nga nënat tjera

Zaimina Vasjari që prej kohës kur deklaroi se është në pritje të fëmijës së parë ka qenë në vëmendje të mediave. Ajo para disa javësh madje organizoi edhe’ Baby shower-in’ e fëmijës, ku dhe lajmëroi se do të bëhet me një vajzë, që ja vendosi emrin Khloe.

Por edhe pse pak kohë e ndajnë nga lindja e fëmijës, duket se Zaimina ndryshe nga nënat e tjera që përgatiten emocionalisht për ardhjen e fëmijës, ajo nuk po heq dot dorë nga pasionet e saj.

Këngëtarja ka postuar disa video në insta story ku ka treguar se është duke bërë make-up për të kryer disa foto profesionale.

"Po bëhemi gati për photoshooting’’ ka shkruar këngëtarja pranë videos.

Nuk dihet nëse këto foto Zaimina po i bënë për biznesin e saj apo janë thjesht disa foto profesionale përpara shtatzënisë.