Zaimina Vasjari që prej kohës kur deklaroi se është në pritje të fëmijës së parë ka qenë në vëmendje të mediave. Ajo para disa javësh madje organizoi edhe’ Baby shower-in’ e fëmijës, ku dhe lajmëroi se do të bëhet me një vajzë, që ja vendosi emrin Khloe.

Por edhe pse pak kohë e ndajnë nga lindja e fëmijës, duket se Zaimina ndryshe nga nënat e tjera që përgatiten emocionalisht për ardhjen e fëmijës, ajo nuk po heq dot dorë nga pasionet e saj.

Këngëtarja ka postuar disa video në insta story ku ka treguar se është duke bërë make-up për të kryer disa foto profesionale.

"Po bëhemi gati për photoshooting’’ ka shkruar këngëtarja pranë videos.

Nuk dihet nëse këto foto Zaimina po i bënë për biznesin e saj apo janë thjesht disa foto profesionale përpara shtatzënisë.


