Renis Gjoka edhe pse është një nga zërat më të bukur në Shqipëri ka treguar një histori mbrëmjen e djeshme ku ka pranuar se në kohën kur ai ka konkurruar në një talent show, asnjë nga pjesëtarët e jurisë nuk e pranoi.

Këngëtari që tashmë është pjesë e jurisë së ‘The Voice Kids’ ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme se kur ka konkurruar në Ethet, që ka qenë një talent show para disa vitesh në Top Channel, nuk kishte kaluar as fazën e parë të audicioneve dhe se asnjeri, madje as xhaxhai i tij Aleksandër Gjoka nuk e dinte që ai kishte konkurruar.

Në momentin që ai po tregonte historinë në sfond dukësh Ledion Lico, i cili gjithashtu pohoi se dhe ai ka qenë dikur pjesë tek ‘Ethet’ por nuk i kaloi audicionet.

Këtë histori këngëtari i njohur e tregoi për t’i dhënë kurajo një konkurrenti të vogël, për të cilin nuk u kthye asnjë nga trajnerët.


