Arilena ka vendosur të tërhiqet nga emisioni “Piranjat”. Vetë këngëtarja ka zgjedhur mos të reagojë në lidhje me këtë shkëputje nga ekrani, por një tjetër bukuroshe ia ka zënë vendin. Aktori Flor Binaj e mbajti identitetin e saj të fshehtë deri në momentin e nisjes së transmetimit të emisionit investigativ.

Ai postoi një foto ku Cindy Marina pozon me kurriz nga kamerat duke mos e zbuluar imazhin e saj.

Këtë herë, Cindy Marina do të jetë në rolin e prezantueses, së bashku me aktorin e humorit, i cili testoi veten në një emision investigativ.

Kujtojmë se herën e fundit, Cindy Marinën e pamë në "Dance Albania", ku dhe ia doli të ishte në finale.
