Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Mars 2023, 20:08

Shokuese/ 'Do të ta masakrojmë fëmijën', Fjolla nxjerr bisedat me Fisnik Sylën dhe mesazhet kërcënuese

Pas rrëfimit tronditës në një video live, Fjolla Morina ka publikuar bisedat me Fisnik Sylën në rrjete sociale. Në bisedat në fjalë shihet se Fisniku e pranon që arma që iu gjet Fjollës në Kukës ka qenë e tija. Ajo shprehet se Fisniku e ka mbajtur me mashtrime dhe me kërcënime.

Bisedat mund t'i lexoni më poshtë:

Fjolla ka publikuar dhe disa mesazhe kërcënuese që i kanë ardhur në Instagram, ku shihet se e kërcënojnë me të bijën. "Sa më shpejt apeli të merret me këta persona, me Fisnik Sylën dhe Ildi Qamon", ka shkruar ajo.

Në një status tjetër këngëtarja ka postuar një foto ku përpos Ildit ka përfshirë dhe Milaim Zekën. "Ja krimi i organizuar. Dhe të tjerë...do t'i postoj një nga një", ka shkruar Fjolla.