Lajmet mbi Butrint Imerin dhe Kiara Titon duke se nuk kanë fund. Dyshja prej kohësh po përflitet për një lidhje që është mohuar nga ana e tyre kategorikisht, duke u shprehur se nuk ka asgjë mes tyre.

Por një foto e publikuar dje ku këngëtari dhe moderatorja janë kapur duke darkua së bashku, i ka përforcuar edhe një herë aludimet se mes tyre nuk ka vetëm miqësi.

Ndërkohë kurioziteti se nëse mes tyre ka diçka është më i madh dhe për fansat e këngëtarit, të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin babain e Butrintit se nëse Kiara dhe Butrinti janë në një lidhje.

Përgjigja e tij ka qenë e shkurtër “Jo me çfarë” ka shkruar babi i këngëtarit në mesazhin e publikuar.

Ndërsa deri tani dy protagonistët e historisë ende nuk kanë reaguar për këto lajme.



