Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Mars 2023, 01:01

Kristina Baki: Jam aq e pasur sa për të bërë jetë të qetë dhe të lumtur

Modelja Kristina Baki ishte e ftuar Në Kurthin e Piter Pan në Tv Klan. Ajo është pyetur nga vogëlushët se ku i kursyer paratë e saj. Modelja thotë se ka punuar dhe sakrifikuar gjatë karrierës së saj.

Kristina Baki: Jam aq e pasur sa për të bërë një jetë të qetë dhe të lumtur. Pra për të pasur këtë jetë të qetë dhe lumtur unë kam punuar shumë fort. Sepse profesioni i modeles ndonjëherë edhe keqinterpretohet. Domethënë njerëzit mendojnë se të jesh modele nuk është një profesion, është thjesht e bën për qejf. Por jo, për mua ka qenë një profesion. Unë që nga mosha 17-vjeçare që e kam nisur rrugëtimin tim si modele, kam punuar shumë fort, kam udhëtuar vetëm, kam qarë, jam zgjuar shumë herët për të kapur lindjen e Diellit, perëndimin, në të ftohtë, kështu që jam munduar shumë për t’i bërë ato para që t’i kurseja kur isha e vogël te derrkuci dhe më pas t’i hidhja në bankë dhe për të pasur këtë jetën e qetë dhe të lumtur që mund të kem tani, por nuk jam aq e pasur jo, nuk jam shumë e pasur.