Largim i dy reperave Mozzik dhe Getinjo nga kompania muzikore ‘One Record’ ishte një nga lajmet që bëri xhiron në të gjitha portalet online. Ky largim u shoqërua më një sërë polemikash nga ana e ish-menaxherit Mehmet Elshani, i cili madje i paralajmëroi dy djemtë se do ti hidhte në gjyq për prishje të kontratës.

Aty ku të gjithë menduam se gjërat u qetësuar, Mozzik sapo na la të kuptojmë se një nga arsyet e largimit të tij nga 'One Record' mund të ketë qenë Gjermania.

Reperi ka postuar një foto ku shfaqet në studion e producentëve gjermanë.

Ai është së bashku me producentët Joshi Mixu dhe Macloud, dy nga më të njohurit në Gjermani dhe duket se shumë shpejt do të kemi një projekt nga të tre.



