Nga Shqipëria / E Enjte 9 Mars 2023, 21:09

Aksident i rëndë, 2 vajza të vdekura, makina 'fluturon' nga mbikalimi i Saukut dhe zë poshtë një mjet tjetër

Një aksident tragjik me pasojë dy të vdekur ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Tiranës, pranë Saukut. Dy vajza kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një makinë ra sipër një makine tjetër këtë të enjte, në mbikalimin e Saukut në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:05, kur shtetasi me iniciale Q.K. ka humbur drejtimin e mjetit, duke rënë nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Policia njofton se kanë humbur jetën dy shtetase femra dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R.