Nga Shqipëria / E Enjte 9 Mars 2023, 14:02

Arbana Osmani zbulon gjestin e papritur të tezes së Kiarës

Avantazhi që Kiara mori nga Big Brother mbrëmjen e së martës u komentua shumë në rrjet. Arbana ka treguar se si e ka pritur familja e Kiarës këtë moment.

Me rastin e 8 Marsit, tezja e Kiarës i ka dërguar Arbanës një buqetë me lule ku shkruan: “E dashur Arbana, Gëzuar 8 Marsin! Nga tezja e Kiarës”.

“Mirënjohëse të gjithë familjarëve të banorëve të cilët më mirë se askush tjetër dinë dhe kuptojnë përkushimin e stafit ndaj yjeve të programit”, ka shkruar Arbana.