Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Janar 2018, 14:02

Habiti publikun me performancën e saj twerk, Ronela Hajati:"Më duheshin lekë"

Ronela Hajati është një nga këngëtaret që shpesh me këngët dhe kërcimin e saj gjithmonë arrin të provokojë dhe të gjithë të kthejnë vëmendjen nga ajo.

Një nga skenat më të përfolua e cila ngiti shumë polemika para disa vitesh, ishte moment kur Ronela gjatë performacës së këngës së saj në’ Kënga Magjike’ 2013 bëri twerk live në skenë.

Në atë kohë kjo performac u diskutua shumë, por Ronela vetëm mbrëmjen e djeshme ka vendosur të tregojë se çfarë ndodhi në të vërtet.

Ajo ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Boom’, ku ka rrëfyer se e dinte që Ardit Gjebrea nuk do ta lejonte një lëvizje të tillë në skenë dhe për këtë arsye ajo nuk e kishte provuar gjatë provave, por e bëri direkt në performancën ‘live’ të këngës ‘Mos ma lsho’.

“Por atëherë ka qenë një periudhë që unë nuk kisha mundësi të bëja klipe fare. E vetmja dalje që mund të bëja ishte ‘Kënga Magjike’ dhe mezi e prisja, përgatitesha gjithë vitin. Kështu që unë ato lekë duhej t’i fitoja, ndaj më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë saj!”-u shpreh duke qeshur Hajati.