Nga Shqipëria / E Enjte 9 Mars 2023, 13:01

Ledri pro lidhjes Kiara-Luiz, harron shokun e ngushtë Butrintin, si do reagojë ai

Luizi dhe Kiara tashmë janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar. Madje Ledri Vula i ka përmendur edhe gjatë një performance. Teksa ndodhej duke kënduar në një nga klubet e Tiranës, Ledri ka përshëndetur partneren e tij Sarën duke u shprehur se ata janë si Luizi me Kiarën.

“Unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, tha Ledri duke shkaktuar brohoritje nga salla. 

Kujtojmë që Ledri është mik i ngushtë me Butrintin, të cilin Kiara e ka përmendur disa herë gjatë qëndrimit në Big Brother. Si do reagojë Butrinti pas kësaj videoje?