Nga Shqipëria / E Enjte 9 Mars 2023, 12:12

E trishtë/ Valbona Mema humb njeriun e dashur

Një lajm i trishtë vjen nga Valbona Mema. Këngëtarja ka humbur motrën e saj e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Ka qenë vetë Mema që ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur.

“Pusho e qetë motra ime”, shkruan këngëtarja, ndërsa ka postuar dhe një foto ku i mban dorën motrës.

Kujtojmë se Valbona Mema la garën e saj në Big Brother Vip, duke u larguar nga shtëpia në mënyrë urgjente, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së motrës.