Armina Mevlani është një nga blogeret më të njohura shqiptare, e cila shpesh herë bëhet pjesë e lajmeve jo vetëm për profesionin e saj por dhe për lidhjen me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ajo në fotot e ndryshme që poston ka treguar se është shumë e dashuruar pas stilit të veshjes së viteve 40’ 50’ 60’ dhe 70’. Armina shpesh shfaqet e veshur në atë mënyrë, jo vetëm në fotot e ndryshme por edhe në eventet të rëndësishme.

Blogerja ditën e djeshme ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe me disa aksesor që të kujtojnë ato kohë."Kthimi pas në vitet 40’, do doja të kisha lindur në ato kohë” ka shkruar përmbi foto Amrina.

Ndërsa në një video tjetër, ajo ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj që këtë natë ta thërrasin Daisy, që është një nga protagonistet tek filmi ‘The Great Gatsby ‘.





