Olsi Klosi ishte një nga konkurrentët e Big Brother që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe kjo për shkak të lidhjes së shumë përfolur me një tjetër konkurrente Fjorentinën, lidhje e cila u përfol edhe pas daljes nga shtëpia. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe kjo ndarje mori vëmendjen e të gjithë mediave.

Por mesa duket Olsi i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj historie dhe ka filluar një lidhje të re e cila duket që është shumë e rëndësishme për të.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në Bluetooth të ‘Gazeta shqiptare’ ai ka rrëfyer se në jetën e tij ka hyrë një femër shumë e rëndësishme.
“Është 1 person shumë i rëndësishëm që kam arritur ta kuptoj me kalimin e kohës. Sa kalon koha, më e rëndësishme bëhet” ka rrëfyer ai.

Ai madje ka pranuar se edhe dedikimet romantike në Instagrami kushtohen asaj. Dhe një ndër tyre ka qenë dedikimi ‘Pasuria ime je ti’ që ai e ka pranuar vetë se i është bërë asaj.
“Personit të rëndësishëm i është bërë. Mendoj se në jetë pasuria më e madhe është të kesh pranë dikë që nuk do t’ia di çfarë ke vërdallë vetes, por të të vlerësojë siç je.” ka treguar Olsi.

Ndër të tjera Olsi ka treguar se edhe pse shumica e mbajnë si një djalë të keq, ai është shumë romantik dhe është shprehur se kulmi i romanticiteti të tij do të jetë kur: “Të shkoj sa më larg me personin që kam në krah dhe në qetësinë e një mëngjesi t’i them “të dua”. Edhe pse s’ia kam thënë akoma.”


