Olta, Armaldo dhe Kristi dolën nga shtëpia e "Big Brother VIP" sepse këtë herë vendimi për të nominuarin do të jepet në studio. Njëri prej tyre nuk do të kthehet më në shtëpi.
Teksa po përshëndeteshin me banorët, Olta u ndal te Luizi duke i thënë: Edhe po nuk u ktheva, ishte kënaqësi.
Komunikimi i të nominuarit nuk do të dëgjohet nga banorët brenda shtëpisë.
