Një nga mënyrat që shumë nga shqiptarët zgjedhin për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe për të nisur një jetë të re është ajo nëpërmjet kamionëve, të cilët në mënyrë ilegale fusin shumë emigrant.

Por së fundmi disa lajme jo të mira erdhën nga perëndimi, pasi edhe kjo mënyrë ilegale së shpejti do të marrë fund. Këtë gjë e ka bërë të ditur Teresa May e cila ka marrë disa masa për të parandaluar këtë fenomen.

Qeveria e saj ka vendosur të shpenzojë plotë 45 milionë stërlina për të forcuar sigurinë në të dyja anët e kanalit të La Manshit, kufi mes Anglisë dhe Francës.
Sipas tyre këto investime do të ngrinë gardhe prej hekuri, në implementimin e kamerave të reja si dhe për vendosjen e teknologjisë infra të kuqe.
