Andi Artani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP Kosova. Pas eliminimit ai ka shkuar në Pejë nga ku ka bërë dhe një reagim në rrjete sociale.

Andi ka publikuar nje video falenderuese për të gjithë ato që e kanë mbështetur përgjatë këtyre muajve.

“Përshëndetje njerëz! U riktheva në Pejën time, siç po e shihni nuk po qaj, jam mirë. U kthyem në realitet. Faleminderit të gjithë ju që më keni përkrahur, që na keni ndjekur e keni shpenzuar kohën duke na ndjekur, duke votuar për ne e shumë e shumë gjëra tjera. Shpresoj që t’ju kem bërë krenarë dhe të kem dhënë një shembull të mirë”, ka thënë ai.



