Ditën e sotme, arsimtarët në të gjithë Shqipërinë festojnë 7 marsin, festën e mësuesëve. Por disa prej tyre nuk janë mësues apo pedagogë të thjeshtë, pasi janë njëkohësisht edhe figura publike. Ja cilët janë 15 personazhet e famshëm shqiptarë që sot festojnë 7 marsin:

1. Moderatori Eno Popi është pedagog në departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

2. Producenti, aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi është lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

3. Aktori i njohur i teatrit, Gazmend Gjoka ushtron njëkohësisht profesionin e pedagogut në Universitetin e Arteve në degën e aktrimit.

4. Këngëtarja e famshme, Manjola Nallbani është pedagoge në Universitetin e Arteve ku ka krijuar për herë të parë lëndën e muzikës popullore, të muzikës së lehtë dhe jep njëkohësisht dhe mësime kantoje.

5. Moderatori dhe opinionisti, Blendi Salaj është njëkohësisht edhe pedagog në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit në një universitet privat në Tiranë.

6. Balerini dhe koreografi i njohur, Albi Nako tashmë ka krijuar trupën e tij të baletit ku u jep mësime balerinëve të rinj.

7. Moderatori dhe gazetari i suksesshëm, Adi Krasta ka qenë pedagog në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

8. Aktorja e famshme, Ema Andrea është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Arteve, ku jep mësim në degën e aktrimit.

9. Juristja e “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, Eni Çobani e ka nisur karrierën e saj fillmisht si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

10. Balerina e shumëpërfolur dhe bashkëshortja e biznesmenit Ajdin Sejdia, Riselda Sejdia është pedagoge e baletit në Universitetin e Arteve.

11. E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha prej vitesh është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

12. Moderatori i njohur, Roland Qafoku ka qenë pedagog në departamentin e gazetarisë në Fakultetin e Histori Filologjisë në Tiranë.

13. Gazetari dhe moderatori i njohur, Rezear Xhaxhiu ka qenë pedagog në departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë.

14. Blerina Gjylameti: Deputetja socialiste ka punuar si asistente pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Duke vijuar edhe në vitin 2008, si pedagoge me kohë të plotë në lëndët “Menaxhim Strategjik” dhe “Burimet njerëzore”, në Fakultetin e Ekonomisë. Këtë pozicion ajo e ka mbajtur deri vitin 2013 dhe më pas vazhdoi me kohë të pjesshme.

15. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është pedagoge te Fakulteti i Shkencave Sociale/ Xing.al.
