Prej kohësh një nga lajmet që ka tërhequr vëmendjen e mediave ka qenë një lidhje e mundshme mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri. Madje është përfolur se kënga ‘Bella’ e kënduar nga këngëtari ka qenë një dedikim për moderatoren.

Por pavarësisht fjalëve një gjë të tillë e kanë mohuar si këngëtari dhe moderatorja. Ata janë shprehur se janë vetëm miq .

Pavarësisht se dyshja e kanë mohuar këtë gjë mesa duket nuk do të munden ta fshehin dhe për shumë kohë lidhjen e tyre. Së fundmi ata janë kapur duke darkuar së bashku në një restorant në Prishtinë.

Ata shihen shumë pranë njëri-tjetrit duke biseduar, dhe prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e personave që ishin të pranishëm, të cilët e kanë fotografuar.

Mesa duket çifti është ende në hapat e parë të lidhjes dhe për këtë gjë Kiara është shprehur se ishte lodhur nga spekulimet për një lidhje mes tyre dhe se do të fliste kur të kishte vërtet diçka konkrete.


