Pak ditë pas ndarjes nga Mod Sun, këngëtarja Avril Lavigne ka nisur një romancë të re me reperin Tyga, ish-i Kylie Jennerit.

Çifti është fotografuar duke u puthur në buzë, në festën Mugler x Hunter Schafer gjatë Javës së Modës në Paris.

38-vjeçarja dhe reperi 33-vjeçar u puthën për herë të parë në publik.

Këngëtarja u pa duke darkuar me Tyga dhe miqtë dhe më pas duke u përqafuar me reperin përpara se të largoheshin me të njëjtën makinë.


