Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Janar 2018, 12:12

Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën: Bleva fustanin e fejesës te gabi

Orgesa Zaimi është një këngëtare me një nga zërat më potent  në muzikën shqiptare. Ajo përveç zërit të saj njihet edhe për stilin unik që ka në veshje dhe këtë gjë e ka treguar edhe në fotot e shumta që poston ose në eventet e ndryshme që merr pjesë.

Orgesa ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pasditja ime’ me Eraldo Rexhon dhe ka treguar disa nga veshjet e saj. Një nga veshjet që ra më shumë në sy ishte një fustan virtage, për të cilin Orgesa tha se e ka veshur në ditën e fejesës dhe është i blerë tek gabi.

“Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, – ka rrëfyer Zaimi teksa ka treguar fustanin e kuq, të qendisur.

Ndërsa për karrierën e saj ajo tha se kënga që konkurroi në festival 'Ngrije zërin' së shpëjt do të bëjë një videoklip.