Nga Shqipëria / E Hënë 6 Mars 2023, 17:05

'Akoma s’e ke bërë valixhen gati?', Luizi ngacmon Armaldon, ja si i përgjigjet ai

Mbrëmjen e së shtunës Luizi hapi kutinë e Pandorës dhe dërgoi në nominim Armaldon, Kristin dhe Oltën. Njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën.

Sot Luizi e ka thumbuar vazhdimisht Armaldon duke i thënë "Akoma nuk i ke bërë valixhet gati?", duke nënkuptuar që ka për të lënë shtëpinë nesër. Nga ana tjetër Armaldo i ka thënë "të kthejë majat nga ka thembrat", pra i ka thënë të largohet.

Kujtojmë se Luizi e nxorri në nominim pasi ai u bë aleat i Oltës dhe i tha që ta nxirrte në nominim me Kiarën dhe Bledin.