Anjeza Braka së fundmi po shijon disa pushime shumë luksoze në Amerikë, ku shpesh ka publikuar se ka qenë në disa nga vendet më turistike dhe të shtrenjta atje. Por një lajm që ka qarkulluar pak orë më parë duket se e ka shqetësuar këngëtaren e njohur. Sipas portalit ‘Jeta osh qejf’ është zbuluar personi që e shoqëron Anjezën në pushimet luksoze dhe sipas tyre ai ishte i dashuri i saj.

Personi në fjalë është një biznesmen që punon jashtë vendit dhe të dy përpiqen që lidhjen ta mbajnë të fshehtë. Mesa duket ky djalë ka postuar foto nga i njëjti vend si këngëtarja.

Por kjo gjë është mohuar Anjeza e cila ka shpërthyer kundër këtyre lajmeve.

Në një postim në instagram ajo është shprehur: ““Qetësohu karamele... edhe shokët na i bëtë të dashur. Pa merak, kur të kem një të dashur do e publikoj vetë. Flm për mirëkuptimin. Shikim të këndshëm.”-ka shkruar Branka.


