Nga Shqipëria / E Hënë 6 Mars 2023, 12:12

Melisa bën deklaratën e papritur: Ka pasur diçka mes meje dhe Atdheut

Melsia ka qenë banorja e rradhës që është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova. Pas daljes ajo ka dhënë një intervistë për "Prive", ku edhe ka folur për banorët me të cilët ka jetuar për 1 muaj e gjysmë. Kur u pyet për Atdheun, Melisa tha se ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe zbuloi se mes tyre ka pasur dhe një pëlqim.

"Nuk është se s'ka pasur një pëlqim në të kaluarën mes meje dhe Atdheu. Është ndalur aty sepse e kam thënë e dua kaq fort sa nuk e shoh dot si vëlla, por as ashtu nuk e shoh dot. Kështu kemi vendosur", tha Melisa.

Ajo shtoi se mes Atdheu dhe Julit nuk ka dashuri, por vetëm lojë.