Një nga serialet më të suksesshme shqiptare që mbahet mend edhe pas kaq shumë vitesh është seriali ‘Njerëz dhe Fate’. Dhe sigurisht që të gjithë ata që e kanë ndjekur e mbajnë mend rolin e Didit tutores që luhej nga aktorja e njohur Arta Mucaj.

Epo përpara se Arta të pranonte këtë rol një artiste tjetër ishte planifikuar që ta luante atë. Bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj, e cila ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ dhe ka rrëfyer se i kanë propozuar të luante rolin e Didit, por ajo nuk kishte pranuar sepse nuk kishte besim tek aftësitë e saj si aktore.

“Për filma s’kam pranuar asnjëherë. Jo s’e nuk doja, por nuk kisha besim tek aftësitë e mia. Asokohe më thanë të luaja rolin e Didit tek ‘Njerëz dhe fate’, por nuk pranova. Në vend të kësaj bëra kolonën zanore dhe shyqyr që nuk pranova,” tha ajo.



