Nga Shqipëria / E Diel 5 Mars 2023, 17:05

Kush është Jori, banorja e re e Big Brother VIP, fiksimi i Berluskonit

Modelja shqiptaro-italiane, Jori Delli është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e të shtunës. 28-vjeçarja u prezantua përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të Top Channel. 

Jori e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për të hyrë në Big Brother.

Ajo njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e SportItalia. Jori ka marrë komplimente në transmetim live për look-un e saj edhe nga ish-kryeministri Italian Silvio Berluskoni.

Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese.

Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar.