Kiara është miqësuar me banoren e re të Big Brother VIP, Fotininë. Mëngjesin e sotëm ato kanë biseduar me njëra-tjetrën dhe Kiara i ka shprehur Fotinisë shqetësimin sesi duket në sytë e publikut.

Kiara tregoi se hyrja e babait e ka qetësuar sepse ajo mendonte se jashtë thoshin: ”ç'do kjo me këtë”, për Luizin.

"Kur erdhi babi mora një lloj mbështetje se thashë obobo si shihet jashtë se këtu janë shumë ndryshe gjërat, thashë obobo si po shihet, ç'do kjo me këtë e zëmë", tha Kiara.

