Nga Shqipëria / E Diel 5 Mars 2023, 15:03

Më të dashuruar se kurrë, Getinjo dhe Vivi për darkë romantike

Shumë dyshuan se marrëdhënia e Getinjos dhe Vivienit nuk do funksiononte, por çifti po u vërteton kritikëve të kundërtën. Ata janë shfaqur sërish së bashku në foton e fundit të postuar në Instagram.

Çifti ka shijuar një darkë romantike me njëri-tjetrin teksa Getinjo e ka postuar këtë moment në Instagram duke shkruar: "Gëzuar".

Geti dhe Vivi duken shumë të dashuruar e këtë e kanë vënë re edhe fansat, të cilët i urojnë të qëndrojnë bashkë sa më gjatë.