Nga Shqipëria / E Diel 5 Mars 2023, 13:01

Sa me fat: Ami feston ditëlindjen dhe Ermali i shkruan vargjet më të ndjera

Moderatorja dhe biznesmenja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, nuk kishte si të mungonte një urim romantik nga ana e bashkëshortit, Ermal Mamaqit.

Ermali ka publikuar një foto të saj në rrjete sociale, mbi të cilën i ka dedikuar fjalët më të ndjera. Ai ka shkruar disa vargje ku thotë se e ka kërkuar Amin në çdo jetë.

“U zhveshëm nga pluhuri i kësaj jete

Pamë kush ishim vërtetë

Një shpirt i pastër

U takuam, u njohëm, u çmallëm

Kuptuam që kishim ardhur nga shumë larg

Si këtu dhe atëherë të kam dashur shumë

Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amarda”, ka shkruar Ermali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)