Delinda Disha është në pritje të bebit numër 2. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë me anë të një postimi në rrjete sociale. Aktorja ka publikuar një foto familjare nga Roma.

Në foton në fjalë Delinda shfaqet pranë bashkëshortit dhe djalit të tyre, teksa ky i fundit mban në dorë foton e ekos së bebushit.

Me plot dashuri si vetë Roma”, ka shkruar aktorja krah postimit.
Kujtojmë se rreth një vit më parë , Delinda humbi të dy binjakët që po priste. Aktorja e dha lajmin e trishtë asokohe nëpërmjet një postimi në Instastory, ku tregoi se po përjetonte një periudhë shumë të vështirë dhe të rënduar psikologjikisht.



