Mbrëmjen e djeshme Sabiani u bë pjesë e “Big Brother VIP” për të vëzhguar nga afër lidhjen e së bijës me Kristin. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar së fundmi moderatorja Einxhel Shkira, gjithashtu ish-banore e edicionit të parë ku ishte dhe Sabiani.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Einxhel e ka cilësuar veprimin e Sabianit si “shembullin më të gabuar” për shoqërinë. Sipas moderatores, Sabiani po ushtron një dhunë psikologjike dhe kontroll të frikshëm ndaj vajzës.

“Përtej shakas, kjo që ndodhi s'është aspak normale jo për pjesën e spektaklit se was the funniest, por është totalisht unhealthy jo vetëm si marrëdhënie por totalisht një dhunë psikologike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ever", ka shkruar Einxhel.



