Reperi i njohur Gjiko është kthyer në një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai përveç realizimit të këngëve tepër të suksesshme që janë kthyer menjëherë në hite shquhet dhe për humorin e tij, që është një nga karakteristikat që kanë bërë për vete edhe moderatoren Elia Rudi.

Së fundmi ai dhe Elita janë duke shijuar disa ditë pushimi në Maldive, ku nuk kanë munguar dhe fotot e ndryshme të çiftit por edhe videot dhe postimet gazmore.

Pak më herët Gjiko na tregoi se ka provuar pedikyrin për herë të parë dhe për këtë ai ka thënë një nga batutat më komike.

Në momentin kur njëra prej vajzave e ka pyetur se nëse është hera e parë që po bënë pedikyr, ai është përgjigjur “Po është hera e parë po humbasë virgjërinë e pedikyrit tani”.




