Nga Shqipëria / E Diel 5 Mars 2023, 00:12

Luizi hap Kutinë e Pandorës, çon në nominim Oltën, Kristin dhe Maestron

Luizit më në fund i ka ardhur rradha të hapë kutinë e Pandorës, të cilën ai mezi e ka pritur. Në zarfin e bardhë atij iu dha mundësia të takonte dy shokët e ngushtë ndërsa zarfi i zi e vuri përballë zgjedhjes për të nominuar tre banorë.

Pa u menduar aspak, Luizi çoi në nominim Oltën, Kristin dhe Maestron.

Këtë nominim ai e ka shprehur edhe më parë që do ta bënte kur t'i vinte mundësia pasi të tre i sheh si pjesë e 'bërthamës'.