Ditën e sotme një grua e moshuar nga qyteti i Vlorës ka shpallur zhdukjen e nuses së saj, e cila e braktisi atë dhe dy fëmijët duke u larguar e duke mos u dukur më.
Sipas policisë bëhet fjalë për një 28-vjeçare me iniciale Z.M, e cila është denoncuar se është larguar nga shtëpia që prej natës së vitit të ri dhe nuk është bërë më e gjallë.
Vjehrra e saj, shtetasja me iniciale L.M ka treguar se kur iku ajo braktisi dhe dy fëmijët e saj që kanë moshën 3 dhe 9 vjeç, dhe siç është shprehur ajo nuk mundet që ti mbaj dot fëmijët me pensionin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe thuhet se po punohet për kapjen e nuses që është larguar nga shtëpia.
Burimi:JOQ.AL
