Nga Shqipëria / E Premte 19 Janar 2018, 18:06

Nusja ikën nga shtëpia duke braktisur dy fëmijët/ Vjehrra: Nuk kam me çfarë ti mbaj

Ditën  e sotme një grua e moshuar nga qyteti i Vlorës ka shpallur zhdukjen e nuses së saj, e cila e braktisi atë dhe dy fëmijët duke u larguar  e duke mos u dukur më.

Sipas policisë bëhet fjalë për një 28-vjeçare me iniciale Z.M, e cila është denoncuar se është larguar nga shtëpia që prej natës së vitit të ri dhe nuk është bërë më e gjallë.

Vjehrra e  saj, shtetasja me iniciale L.M ka treguar se kur iku ajo braktisi dhe dy fëmijët  e saj që kanë moshën 3 dhe 9 vjeç, dhe siç është shprehur ajo nuk mundet që ti mbaj dot fëmijët me pensionin  e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe thuhet se po punohet për kapjen e nuses që është larguar nga shtëpia.

Burimi:JOQ.AL