Nga Shqipëria / E Premte 19 Janar 2018, 17:05

Noizy i lë të gjithë me gojë hapur, sapo bleu Ferrarin e 3 me çmimin marramendës

Noizy dhe fiksimi i tij me Ferrar mesa duket nuk paska fund. Reperi është i vendosur që të krijojë një koleksion me një nga makinat më të shtrenjta në botë.

Menjëherë pasi ai beu Ferrarin e tij të parë të cilën e quajti 'Shakira', aty ku të gjithë menduam se ajo do i mjaftonte, ai i lajmëroi të gjithë se Shakirës i kishte sjellë një motër, siç e quajti dhe ai 'Motra e Shakirës', vlera e të cilës i la të gjithë pa fjalë.

Ditën e sotme reperi publikoi një video ku shfaqet me Ferrarin e tretë, e cila ka çmimin marramendës prej 300 mijë eurosh.

Këtë ‘Ferrari’ Noizy vendosi ta quante ‘December’ dhe siç lajmëroi dhe ai koleksionit të supermakinave luksoze ju shtua dhe një tjetër.

“Emri i saj është December (Dhjetor)” ka shkruar këngëtari pranë videos së postuar.

 

Her name is “December” ❤️ #Collection

A post shared by NOIZY (@zinizin) on