Nga Shqipëria / E Premte 3 Mars 2023, 23:11

'Dancing With Big Brother', shpallen dy çiftet finaliste

Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” është realizuar “Dancing With Big Brother”. Fitues të garës së sotme janë shpallur Luizi me Dean dhe Shpati me Oltën.

Dy çiftet do të konkurrojnë në “finale”, e cila do të mbahet nesër gjatë spektaklit. Çifti fitues do përfitojë një avantazh në lojë, i cili do bëhet me dije nga moderatorja Arbana Osmani të shtunën.

Kujtojmë se gjatë javës të gjithë banorët u ndanë në çifte dhe bënë vazhdimisht prova.