Nga Shqipëria / E Premte 3 Mars 2023, 12:12

Publikohen mesazhet, Neda: Big Brother do t’a fitojë Olta

Kurioziteti se kush do ta fitojë Big Brother VIP këtë edicion është shumë i madh teksa dy emrat më të përfolur kanë qenë Luizi dhe Olta. Opinionistja e "Përputhen" dhe ish-banorja e "Big Brother", Neda Balluku ka shprehur mendimin e saj dhe ka thënë se fituese do të jetë Olta.

Në një bisedë të publikuar nga një fans i një konkurrenti të këtij emisioni, Viktorit, me të cilin Neda pati një debat së fundmi, ajo shprehet e bindur se BBV do ta fitojë Olta.

“Do ta fitojë Olta, rrush. Që ta dish!”-shkruan Neda.