Nga Shqipëria / E Premte 3 Mars 2023, 01:01

Fjolla Morina shfaqet në gjendje të rënduar emocionale, çfarë i ndodhi këngëtares

Këngëtarja Fjolla Morina ka hyrë në Instagram për një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.

Morina tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.

Fjolla duke mos i mbajtur dot lotët rrëfeu problemet që e goditën muajve të fundit.

Kujtojmë që këngëtarja Morina ka pasur shumë probleme viteve të fundit, duke u nisur nga arrestimi i saj i famshëm në kufirin Kosovë-Shqipëri si dhe ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

Fjolla gjeti mbështetje te ndjekësit e saj të shumtë gjatë lidhjes direkte në Instagram, shumë prej të cilëve i dhanë kurajë për të vazhduar përpara.