Nga Shqipëria / E Premte 19 Janar 2018, 16:04

Ehaida Dani habit sërish fansat, transformimi i saj i radhës është më sexy se kurrë më parë

Elhaida Dani kohët e fundit ka habitur fansat me transformimin e saj në pamje, i cila nuk ndodhi vetëm një herë pasi këngëtarja u pa të ndryshonte look disa herë.

Në fillim ajo u shfaqe me flokë biond të shkurtër dhe të shumtë ishin ata që menduan se ajo kishte ndryshuar ngjyrën nga  brune në bionde, por në fakt disa ditë më vonë këngëtarja u shfaqë me flokë shumë të shkurtër në disa  poza provokuese që tërhoqën shumë vëmendjen e ndjekësve.

Ditën e sotme ajo ka postuar foton e tretë, ku flokët vazhdojnë të jenë biond por këtë herë më të gjatë dhe voluminozë se më parë.

Mesa duket këngëtarja ka realizuar një set fotografik, ku me ndihmën e perukeve ajo ka arritur ti bëjë lëmsh të gjithë.