Nga Shqipëria / E Enjte 2 Mars 2023, 21:09

Kamera e fshehtë/ Ish-banori i BBV futet në kurth, klientja i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Pirro Beati ka rënë në kurthin e një kamere të fshehtë nga “Top Albania Radio”. Gazetarja Anxhela Baxhija e ka marrë në telefon duke luajtur rolin e një modeleje që kërkonte të realizonte një set fotografik nudo.

Pasi kanë diskutuar për fotot, Anxhela i ka thënë se ajo e ka si zakon që pas seteve fotografike të kryejë marrëdhënie s*ksuale me fotografin. Beati është befasuar dhe e ka refuzuar kategorikisht.

Anxhela: Unë kam dëshirë të bëj foto nudo se mendoj se aty tregohet shumë bukur dhe trupi i një goce. Unë mendoj se kam trup shumë të mirë.

Beati: A ke ndonjë shembull fotoje? Më trego ndonjë foto ça gjen dhe m’i ço në whatsapp nëse mundesh

Anxhela: Kam foto të miat në fakt, t’i coj pastaj

Beati: Ke bërë më përpara?

Anxhela: Jo janë foto që i kam bërë veten, para pasqyre…

Beati: Shiko dhe nëse gjen ndonjë në internet sa të krijoj idenë nëse i do të errëta ose jo

Anxhela: Ashtu kam pafund, si të duash ti. I bëjmë dhe ku të duash, në shtëpinë tënde, në timen, në natyrë. Vetëm se kam nje merak. Unë kam bërë foto më përpara me fotografë të tjerë, portrete gjëra, por kam një zakon. Gjithmonë pas çdo seti fotografik unë kryej marrëdhënie me fotografin.

Beati: What? Jo nuk ndodh kjo

Anxhela: Pse? Është sikur të nënshkruash një kontratë, sikur të hedhësh një firmë.

Beati: Jo nuk ndodh kjo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)